Monaco: Nuk ka marrëveshje me Real Madridin për Mbappen

Sport July 25, 2017 - 15:24

Monaco ka mohuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për sulmuesin, Kylian Mbappe, transmeton zeri.info

Gazeta spanjolle “Marca” kishte raportuar se Mbappe do të tansferohet drejt Real Madridit për 180 milionë euro.

18-vjeçari kishte realizuar 26 gola dhe 8 asistime gjatë edicionit të kaluar me Monacon dhe kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane./Zëri