ZYRTARE: FC Prishtina prezanton transferin e vitit

Sport July 25, 2017 - 15:38

FC Prishtina e ka prezantuar sot transferin më të madh të kësaj vere, shkruan zeri.info.

Bardhekaltrit e kanë rikthyer pas katër vjetësh Mentor Mazrekajn, i cili bëri karrierë në Partizanin e Tiranës, ku ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të futbollit shqiptar, ndërsa me këtë rast rikthehet në klubin amë ku u rrit dhe u afirmua, FC Prishtina.

Mentor Mazrekaj, 28 vjeç, i lindur më 08.02.1989 në Prishtinë ka mbrojtur ngjyrat bardhekaltër deri në vitin 2013.

Me Prishtinën ka fituar titullin e fundit të kampionit më 2012/13.

Po këtë edicion me Prishtinën ka fituar edhe Kupën e Republikës apo “Kurorën e dyfishtë” – të parën në histori të klubit.

Me Prishtinën në katër sezone ka zhvilluar 104 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola.

Mazrekaj, apo i mirënjohuri “Menqa”, njihet si fjalë pak, por që nuk e ka fshehur në këtë rast gëzimin që u rikthye në klubin e zemrës.

“Jam kthyer në shtëpi, në klubin ku jam rritur dhe afirmuar me të cilin dua ta rikthejmë titullin dhe kjo është arsyeja e vetme përse rikthehem sërish”, ka thënë Mazrekaj. /Zëri/

Image