KAMPIONATI BOTËROR: Ja sa kushton bileta për ndeshjen Kosovë – Maqedoni (FOTO)
Sport
July 27, 2017 - 18:16
Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se çmimi i i biletës për ndeshjen Kosovë – Maqedoni, që do të zhvillohet më 2 Gusht në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është 4 Euro, shkruan zeri.info.
Kjo ndeshje është e vlefshme për parakualifikimet e Kampionatit Botëror “Kina 2019”.
“Të mblidhemi të gjithë në përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës në Basketboll. Të gjithë njëzëri për fitore!”, shkruan shtëpia e basketbollit kosovar. /Zëri/