'Bomba' e ditës: Neymar arrin marrëveshje me gjigantin evropian

Sport July 28, 2017 - 20:22

Barcelona mbetet një e kaluar për Neymarin.

Futbollisti brazilian ka pranuar ofertën e Paris Saint Germian, për të kaluar në Francë këtë verë, për 222 milionë euro.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Radio Monte Carlo’, e cila ka siguruar informacionin për marrëveshjen e arritur mes Neymarit dhe PSG-së.

“Neymar ka pranuar ofertën e PSG-së, transferimi i tij do të konfirmohet të hënën apo të martën”, njofton Radio ‘Monte Carlo’./Lajmi.net/