Neymari paraqitet në publik, ja çfarë thotë për të ardhmen (Video)

Sport July 28, 2017 - 21:59

Neymari është takuar me shumë tifozë në dyqanin e Nike në Miami, por nuk ka thënë asnjë fjalë për të ardhmen.

Më shumë se 200 tifozë e kanë pritur Neymarin te dyqani i Nike në Miami, ku braziliani hezitoi të flasë për të ardhmen, që lidhet me një kalim te PSG-ja, duke i lënë kështu edhe më tej tifozët në ethe.

Ai nuk foli as për incidentin që e pati të premten në mëngjes me Nelson Semedon në stërvitje, i cili më pas braktisi kampin stërvitor. /Express/