Çitaku shfaq kandidaturën për titull

Sport July 30, 2017 - 21:38

Besnik Çitaku i Auto Klubit RC Prishtina i është bashkuar fuqishëm luftës për titullin e kampionit në plasmanin e përgjithshëm të automobilistëve për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Çitaku me BMW-në e tij është fitues i garës që u mbajt të dielën në Brezovicë. Shtegun me gjatësi prej 7.7 kilometra, ai e kaloi për kohën prej 04:25.065 minuta.

"Jam i kënaqur me suksesin e arritur dhe realisht nuk kam pritur të kem kohë kaq të mirë. Vetura është në gjendje të mirë, ndërsa edhe unë isha i përqendruar maksimalisht", ka thënë Çitaku pas fitores.

Ai nuk është shprehur i preokupuar me titullin e kampionit, por nuk e ka mohuar angazhimin për këtë qëllim.

"Nuk e di si do të rrjedhin gjërat në garat e mbetura. Nuk jam i preokupuar me titullin e kampionit, por gjithsesi unë do ta jap maksimumin tim", ka theksuar Çitaku.

Pozita e dytë i takoi Reshat Shabanit të AK Ferizajt, i cili me Subaru pati kohë më të ngadalshme për 10.758 sekonda, ndërsa një vend në podium ishte rezervuar për Ernest Dakën e AK DTM, i cili me BMW pati kohë prej 04:38.620 minuta, ose 13.555 sekonda vonesë në krahasim me fituesin.

Përveç Çitakut, kandidatë seriozë për titull mbeten edhe:Valdet Krasniqi, Naim Dashaj, Bardhyl Canolli e Blerand Hasanaj, i cili këtë herë nuk e përfundoi garën për shkak të defektit në makinë.

Luftë e madhe për epitetin e më të mirit po zhvillohet edhe në klasat përkatëse.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1150 ccm - A)

1.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) 05:03.475

2.Emin Sabir (Yugo - Prizreni D&G) +00.667

3.Ismail Smani (Yugo - Prizreni D&G) +01.490

Klasa 2 (mbi 1150 - 1400 ccm - N)

1.Leutrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) 04:54.104

2.Alban Berisha (Suzuki - Prizrenid D&G) +02.074

3.Shpëtim Jashari (Renault - Ferizaj) +57.565

Klasa 3 (mbi 1150 - 1400 ccm - E1)

1.Valon Rexhepi (Lupo - Eurogoma RT) 04:55.869

2.Valdet Kaçandolli (Suzuki - Kaçandolli PRT) +08.449

3.Gramos Binaku (Opel - Gjakova 137) +02:15.606

Klasa 4 (mbi 1400 - 1600 ccm - S)

1.Bujar Gola (Peugeot - HCR Gjakova) 04:55.668

2.Premtor Taraku (Honda - Eurogoma RT) +10.778

3.Armend Selimaj (Kaçandolli PRT) +21.736

Klasa 5 (mbi 1400 - 1600 ccm - N)

1.Faton Rama (Renault - Eurogoma RT) 04:40.500

2.Gazmend Gashi (Opel - Kaçandolli PRT) +09.311

3.Ersen Kurti (Honda - Gjakova 137) +20.832

Klasa 6 (mbi 1600 - 2000 ccm - E1, A, SP)

1.Besfort Hana (Opel - HCR Gjakova) 04:48.688

2.Bekim Kadria (Opel - Gjakova 137) +01.113

3.Arbër Rexhepi (Golf - Ferizaj) +10.661

Klasa 7 (mbi 2000 ccm - N)

1.Naim Dashaj (Subaru - Eurogoma RT) 04:40.290

2.Bashkim Memaj (Subaru - Prizreni D&G) +19.153

Klasa 8 (mbi 2000 - 3000 ccm - E1)

1.Besnik Çitaku (BMW - RC Prishtina) 04:25.065

2.Ernest Daka (BMW - DTM) +13.555

3.Valon Jaha (BMW - HCR Gjakova) +22.357

Klasa 9 (mbi 3000 ccm - E1)

1.Reshat Shabani (Subaru - Ferizaj) 04:35.823

2.Valdet Krasniqi (Lancia - Eurogoma RT) +06.469

3.Vilson Nrecaj (BMW - Gjakova 137) +37.034

Plasmani i përgjithshëm:

1.Besnik Çitaku (BMW - RC Prishtina) 04:25.065

2.Reshat Shabani (Subaru - Ferizaj) 04:35.823

3.Ernest Daka (BMW - DTM) +13.555

Renditja e klubeve:

1.Eurogoma RT 55 pikë

2.Ferizaj 52 pikë

3.HCR Gjakova 52 pikë