Vlora Dumoshi përgëzon Majlinda Kelmendin

Sport August 07, 2017 - 20:37

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka përgëzuar Majlinda Kelmendin për sukseset që i ka sjellë Kosovës.

Ajo në ditën e parë si ministre foli në ceremoninë e organizuar nga KOK në rastin e një vjetorit të Medialjes Olimpike të fituar nga xhudistja kosovare.

Dumoshi uroi Majlindën për këtë sukses të madh, duke i deshiruar suksese edhe në garat e radhës. /IndeksOnline.

Image