Besfort Kasumi, gjyqtari i finales së Superkupës Trepça’89 - Besa

Sport August 10, 2017 - 18:00

Të shtunën në Gjilan do të zhvillohet finalja e superkupës së Kosovës në futboll ndërmjet kampiones Trepca ‘89 dhe fitueses së kupës, Besës, transmeton zeri.info.

Me këtë ndeshje nis edhe stinori i ri. Ndërkohë, tashmë është caktuar edhe gjyqtari që do ta bëjë ndarjen e drejtësisë. Këtë supersfidë do ta drejtoj njëri prej gjyqtarëve më të mirë që ka Kosova, Besfort Kasumi. Kasumi do të ndihmohet nga Jakup Musolli dhe Granit Hyseni.

Kurse gjyqtari i katërt është Visar Kastrati, transmeton zeri.info.

Vlen të theksohet se futbolli i Kosovës ka ngelur me referim cilësorë, mirëpo Genc Nuza dhe Besfort Kasumi vlerësohen si referët më të mirë në vendin tonë dhe besohet se të dy ata do të jenë në gjendje që të drejtojnë edhe ndeshje ndërkombëtare./Zeri/