Liverpool fiton përballjen e parë ndaj Hiffenheimit në Champions

Sport August 15, 2017 - 23:18

Liverpool ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Hoffenheimit me rezultat 2:1 në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Skuadra angleze, Liverpool ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur në udhëtim Hoffenheimin me rezultat 2:1.

Dy golat e parë i shënoi skuadra angleze me anë të Arnold nga gjuajtja e lirë 35’ dhe Milner 74’.

Vendësit e ngushtuan rezultatin në minutën e 87’ me atë Uth, por kjo ishte e gjitha në këtë takim.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave në Anfield Road të Liverpoolit. /Express/