​Zyrtare: Behrami bëhet me skuadër të re (Video)

Sport August 16, 2017 - 21:10

Valon Behrami edhe zyrtarisht është lojtari i skuadrës së Udineses në Serie A

Mesfushori Valon Behrami ka lënë Watfordin për t’u rikthyer në Itali të skuadra e Udineses.

Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat, ndërsa Behrami ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

“463 ndeshje në karrierë, 224 prej tyre në Itali, përvojë ndërkombëtare në Premier Ligë, Bundesligë, Kupat e Evropës, dhe ekipin kombëtar të Zvicrës, 32-vjeçari pritet të jetë vendimtar në kampionat, ky është Valon Behrami, që është tani lojtari i ri i Udines”, thuhet në njoftimin e Udineses. /Express/