Evertoni ndal Manchester Cityn (VIDEO)

Sport August 21, 2017 - 23:06

Manchester City dhe Everton kanë ndarë pikët në përballjen e xhiros së dytë të Premierligës.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’ ka përfunduar barazim 1:1.

Ishte Wayne Rooney që në minutën e 35’-të kaloi në epërsi Evertonin.

Cityn nga humbja e shpëtoi Sterling, që barazoi për 1:1 në minutën e 82’-të.

Vlen të ceket se City luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 44’, pas ndëshkimit me karton të kuq të Walker./Lajmi.net/