Ja kur do të hidhet shorti në Ligën e Kampionëve

Sport August 22, 2017 - 23:44

Mungojnë edhe pesë skuadra për t’u kompletuar 32 skuadra për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Sonte Napoli, Sevilla, Olympiacos, Celtic dhe Maribor siguruan kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/18.

Nesër do të zhvillohen edhe pesë ndeshje, ku do të mësohen skuadrat e fundit për këtë fazë.

Vetëm një ditë më vonë, në Monaco me 24 gusht nga ora 18:00, do të hidhet shorti për fazën e grupeve.

Skuadrat janë të ndara në katër grupe, ku nga një skuadër do të merret nga një grup, duke përjashtuar ato të një shteti.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me 12 dhe 13 shtator. /Express/ 

Image