Ja çka thotë trajneri i Milanit për Shkëndijën dhe për shqiptarët

Sport August 23, 2017 - 20:01

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka dalë në konferencë për shtyp së bashku me portierin Marco Storari, me të mbërri në Shkup.

Trajneri italian e ka shprehur respektin e tij për kundërshtarin, përkundër fitores së lartë në ndeshjen e parë, shkruan zeri.info.

“Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e para. Pres një kundërshtar më të sigurt. Shkëndija luan në shtëpi dhe pres një qasje ndryshe nga ana e lojtarëve të saj. Ju falënderoj për mikpritjen, e kam parë që këtu ka shumë milanistë. Është një ndjenjë e mirë”, është shprehur trajneri italian, i cili e ka pranuar se do të ketë ndryshime në ekipin e tij, pasi lojtarët kryesorë do t’i ruajë për kampionat, duke e pasur parasysh se ka kapital të madh nga dueli i parë në Itali. /Zëri/