Trajneri i Shkëndijës paralajmëron Milanin

Sport August 23, 2017 - 20:38

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani thotë se Kuqezinjtë do t’i hyjnë ndeshjes me Milanin nesër mbrëma të vendosur për të nxjerrë rezultat pozitiv, shkruan zeri.info.

“E kemi analizuar lojën e parë dhe pres një paraqitje ndryshe, sigurisht më të mirë. Ne jemi të orientuar të bëjmë lojë të bukur, të bëjmë lojë të mirë dhe të tregojmë çka dimë për futbollin. Do të mundohemi ta fitojmë këtë ndeshje. E kemi një kundërshtar të vështirë si Milani, por ne nuk do të dorëzohemi”, ka thënë trajneri shqiptar në konferencë për shtyp.

Sipas tij, nesër mbrëma lojtarët nuk do t’i kaplojnë emocionet dhe do të paraqiten ndryshe. /Zëri/