Liverpool siguron fazën e grupeve, kualifikohet edhe Agolli

Sport August 23, 2017 - 22:50

Liverpool ka mposhtur 4:2 Hoffenheimin në Anfield, për të siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ashtu sikurse edhe Ansi Agolli me Qarabag

Skuadra e Liverpoolit ka mposhtur 4:2 Hoffenheimin, për të siguruar fazën e grupeve me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 6:3.

Golat për Liverpoolin në këtë takim i shënuan Emre Can dy gola, Salah dhe Roberto Firmino, ndërsa për mysafirët shënuan Uth dhe Wagner.

Në ndeshjet tjera kualifikimin e siguruan edhe Sporting, CSKA Moscow, APOEL dhe Qarabag. /Express/