Milani fiton minimalisht ndaj Shkëndijës
Sport
August 24, 2017 - 20:55
Milani ka shënuar fitore edhe në ndeshjen kthyese ndaj Shkëndijës, raporton zeri.info
Gjigandi italian mposhti klubin shqiptar me rezultatin 1-0.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Cutrone në minutën e 13-të.
- Fillon pjesa e dytë e takimit
- Ka përfunduar pjesa e parë, Shkëndija - Milan 0:1
- Milani kalon në epërsi me anë të Cutrones në minutën e 13-të.
- Ka filluar takimi mes Shkëndijës dhe Milanit.
Këto janë formacionet zyrtare:
Shkëndija: Zahov, Bejtulai, Teqja, Cuculi, Todorovski, Alimi, Totre, Celikovic, Ibraimi, Hasani, Radesk.
Milan: Storari, Zapata, Bonucci, Romagnoli, Calabria, Mauri, Locatelli, Zanellato, Antonelli, Cutrone, Silva.