Vazhdon marshimi i sigurt i Manchester United (VIDEO)

Sport August 26, 2017 - 20:40
Manchester United ka dhuruar një tjetër paraqitje të mirë në Premierligë, duke mposht kampionët e sezonit 2016, skuadrën e Leicester Cityt.

Skuadra e Jose Mourinhos, ka arritur që përballjen ndaj Leicester Cityt ta fitojë me rezultat 2:0.

Pjesa e parë nuk solli asnjë gol, edhe pse rastet për Unitedin nuk munguan.

Në minutën e 52’, Lukaku kishte mundësi të mirë shënimi, por gaboi nga pika e penalltisë.

Fitoren ‘Djajve të Kuq’, ua siguruan lojtarët që hynë si zëvendësues, Rashford dhe Fellaini.

I pari shënoi në minutën e 70’, ndërsa i dyti në minutën e 82’.

Me këtë fitore Unitedi kryeson me 9 pikë, ndërsa xhiron tjetër udhëton te Stoke City. /Lajmi.net/