Roma – Inter, përmbyset gjithçka (VIDEO)

Sport August 26, 2017 - 22:43
Inter ka përmbysur gjithçka, duke shënuar edhe golin e dytë ndaj Romës, për 1:2, sërish me anë të Icardit.

Interi e ka nisur furishëm sezonin e ri në Serie A duke iu dërguar sinjale rivalëve se ka skuadër për të luftuar për titull, shkruan Gazeta Express.

Të besuarit e Luciano Spallettit në xhiron e dytë në Serie A e mposhtën Romën midis “Olimpicos”.

Roma e nisi furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi përmes sulmuesit, Edin Dzeko, i cili realizoi në minutën e 15’të.

Por, Spalletti, që ka drejtuar Romën për afër dy vite, duket se i di shumë mirë pikët e dobëta të tyre pasi deri në fund skuadra e tije re arriti të shënojë tre gola.

Kapiteni dhe sulmuesi, Mauro Icardi, ishte ai që përmbysi gjithçka duke shënuar dy gola (67’ dhe 77’), derisa golin e qetësisë dhe të rezultat përfundimtar prej 3:1, e shënoi mesfushori i ri i transferuar nga Fiorentina, Matias Vecino në minutën e 87’të.

Tani Interi ka grumbulluar gjashtë pikë pas dy ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe mos pranuar asnjë. /Gazeta Express/