Vëllaznija dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët në Champions

Sport August 29, 2017 - 21:24

Vllaznia dhe Shkëndija kanë mësuar kundërshtarët e tyre në raundin e parë të Uefa Youth Champions League

Kampionët e Shqipërisë dhe ata të Maqedonisë për 19-vjeçarë do të kenë dy përballje në lindje. Shkodranët e rinj do të ndeshen me moldavët e Zimbrus, ndërsa Shkëndija do të ndeshet me kampionët sllovakë të Nitras.

Në rast kualifikimi, Vllaznia do të ndeshet në raundin e dytë me fituesin e çiftit UCD Dublin-Molde, ndërsa Shkëndija me fituesin e çiftit Liepaja-Shakhtor Soligorsk.

Formati i Uefa Champions League për të rinj ndryshon nga ai për të rritur, pasi nuk përfshin ndeshjet e fazës së grupeve dhe kampionia në fuqi merr pjesë që në raundin e parë. 

Në rast se dy skuadrat shqiptare kalojnë dy raundet e para, do të procedohet me shortin e playoff në muajin dhjetor, ndërsa 1/8 startojnë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Finalja do të luhet më 23 prill në Nion.

Vllaznia është e parë skuadër e kampionatit shqiptar që merr pjesë në Uefa Champions League për të rinj. /Express/