Arrihet marrëveshja për Coutinhon, kjo është shifra marramendëse e transferimit (Foto)

Sport August 29, 2017 - 21:54

Barcelona dhe Liverpool kanë arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit fantastik, Philippe Coutinho

Më në fund po i vije fundi telenovelës Philippe Coutinho, të cilit do t’i plotësohet ëndrra për të luajtur në Barcelonë.

Sipas Yahoo Sport, Barcelona dhe Liverpool kanë arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit.

Liverpool nga shitja e Coutinhos do të përfitojë 160 milionë euro, duke e bërë brazilianin lojtarin e dytë më të shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymarit që për 222 milionë euro kaloi në PSG.

Coutinho momentalisht është në stërvitje me Brazilin dhe pas ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, ai do të shkojë direkt në Barcelonë, pa pasur mundësi të përshëndetet me lojtarët dhe stafin e skuadrës angleze. /Express/

Image