Celina refuzoi Kosovën kinse ishte me grip, ai sonte luajti me U23 të Ipswich

Sport August 29, 2017 - 23:01

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka publikuar edhe listën e 23 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2019

Ndeshja e parë do të zhvillohet kundër Norvegjisë më 1 shtator në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe kundër Gjermanisë më 5 shtator në Osnabruck.

Në listën e Prekazit nuk ishte edhe sulmuesi i talentuar i Ipswich Town, Bersant Celina, për të cilin u tha se nuk është thirrur pasi ishte me grip.

Por, kjo duket se nuk është e vërtetë, pas Celina ka luajtur sonte me U23 të Ipswich ndaj Sheffield, ku edhe dështoi të shënonte nga penalltia në kohën shtesë në fitoren 3:2 të skuadrës së tij.

Celina duket se ka refuzuar të luajë për U23, pasi nuk është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës.

Ai një gjë të tillë e kishte bërë edhe më herët me ekipin e parë të Kosovës, ku kishte refuzuar t’i bashkohej ekipit të parë, me pretekstin e njëjtë, kinse ishte me grip. /Express/  

Image