Tifozët Kuq e Zi ‘kërcënojnë’ Federatën shqiptare (VIDEO)

Sport August 30, 2017 - 20:16

“Tifozët Kuq e Zi” kanë reaguar ashpër ndaj policisë shqiptare, të cilët i fajësojnë për mos prezencën e tyre në ndeshjen Shqipëri – Lihtenshtein.

Pasi u publikua lajmi se janë shitur vetëm 450 bileta për ndeshjen Shqipëri – Lihtenshtein, kanë reaguar dhe tifogrupi “Tifozët Kuq e Zi”.

Grupi kryesor i tifozëve shqiptar ka hedhur një foto në rrjetin social “Facebook” ku sqarojnë gjithçka për pjesëmarrjen e tyre në stadiume.

Ata kanë thënë se do të jenë gjithmonë pran Kombëtares në stadiumet Evropiane, por jo edhe ato shqiptare, kjo për shkak të sjelljeve jo të mira nga ana e policisë së Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

A thua sa nga këto bileta i janë ndarë policisë? A do të mund të duartrokasin ata me kallashnikovë me duar? Nëse ata që menaxhojnë me futbollin shqiptarë mendojnë se kjo është rruga e duhur, i dëshirojmë punë të mbarë. E kemi thënë shume here më parë, tash e një vit, nuk do të kthehemi në stadiumet shqiptare deri në ditën që policia me kallashnikovë largohen nga stadiumet dhe na trajtojnë si qenie njerzore. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë përkrahjen për Kombëtaren në të gjitha stadiumet europiane. PO, DO TË JEMI EDHE NË fyrom ME 5 SHTATOR. #1KOMBËTARE.