Zyrtare: Interi refuzon Mustafin (Foto)

Sport August 30, 2017 - 21:12

Edhe zyrtarisht Mustafi nuk do të transferohet në Inter, mbrojtësi shqiptar do të mbetet edhe këtë sezon te Arsenali.

Drejtori i Interit, Walter Sabatini, ka konfirmuar se kanë ndërprerë negociatat me Arsenalin për Shkodran Mustafin, lojtari nuk do të transferohet në Itali.

U raportua për disa javë se mbrojtësi shqiptar mund të transferohet në “San Siro”, por Sabatini thotë se Interi ka hequr edhe zyrtarisht dore nga mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë.

“Po është e vërtetë se kemi tentuar për Mustafin, por në fund vendosëm ta shfrytëzojmë dikë tjetër në atë pozitë para tij”, deklaroi Sabatini.

Është raportuar se Danilo D’Ambrosio do të luajë edhe si qendër mbrojtës sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

Image