Bunjaku paralajmëron Kroacinë

Sport August 30, 2017 - 22:50

Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar edhe sot me stërvitje në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku shtabi tekinik u përqëndua në gjuajtjet e lira, ekzekutimet nga pika e bardhë dhe loja tekiniko-taktike .

Nesër Kosova do të udhëtojë për në Kroaci.

Stërvitjet e sotme i ndoqën një numër i madh shikuesish si dhe anëtari i KE i FFK-së, Xhelal Broja bashkë me Fehmi Konxheli, përfaqësues i FFK-së për Gjermani, i cili ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës i shoqëruar nga një tjetër kontribues në Gjermani, Besim Zeneli.

“Dy ditë kemi stërvitur mjaft mirë dhe fusha ka qenë e mirë. Jemi ballafaquar me largësinë e terrenit por edhe kjo ishte e përballueshme. Punuam shumë në mbrojtje. Kroacia është një Kombëtare e fortë, por në futboll gjithmonë ekziston befasia. Nga ndeshja e parë kemi kujtime që disa duhet harruar, por kishim edhe aksione të mira dhe raste. Kemi parasysh taktikën por përbërja do të dihet vetëm para loje. E respektojmë rivalin, por ne do të bëjmë punën tonë”, deklaroi përzgjedhësi Albert Bunjaku.