Fitojnë Zvicra dhe Portugalia (VIDEO)
Sport
September 03, 2017 - 22:45
Zvicra dhe Portugalia kanë shënuar fitore në kualifikueset për Kampionatin Botëror.
‘Helvetikët’ që ndeshjen e nisën me pesë shqiptarë në formacion, kanë mposhtur 0-3 në udhëtim Letoninë.
Seferovic, Xhemaili dhe Rodriguez shënuan për fitoren e Zvicrës.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Portugalia, që ka mposhtur në udhëtim 0-1 Hungarinë, me golin e Silvas./Lajmi.net/