Kryetari i ‘Dardanëve’ mbron trajnerin Bunjaki, shprehet kundër largimit të tij nga Përfaqësuesja e Kosovës
Kryetari i “Dardanëve”, Lulëzim Berisha, i njohur më mirë si “Luli”, ka dalë hapur kundër largimit të përzgjedhësit Albert Bunjaki nga Përfaqësuesja e Kosovës, shkruan zeri.info.
Pak orë më parë trajneri kosovar e konfirmoi largimin pas eliminatoreve të Botërorit 2018, por “Luli” mendon se trajneri Bunjaki ka bërë punë të mirë deri tash, duke sakrifikuar shumë për Kosovën, edhe pse nuk i kishte as kushtet minimale për punë, kishte një ekip debutues në këto eliminatore dhe që kishte punë me kundërshtarë të fuqishëm.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Berishës në rrjetin social, Facebook.
“Pse me u largu Alberti Bunjaki ??
Pse duhet të largohet njeriu që dha dhe sakrifikoj gjithcka për Kosovën. Ai filloj nga viti 2002 në kohën kur as nuk paramendohej pranimi i Kosovës në Fifa. Por ai nuk u ndal kurr, punoi në kushte të mjerueshme, pa mbeshtetjen e askujt. E sot pas pranimit në Fifa, pas disa rezultateve negative, manipuluesit e mashtruesit e ata që ishin kunder Kosovës kërkojnë dorheqjen e tij. A është reale të pritet rezultate të mira me këta kundershtar të fort, me Kosovën e cila as stadion nuk ka, e pa pervojë në këto gara dhe me keta lojtar të rinjë ??!!.
Mos të harrojmë që ishte projekti i Albertit që i bindi këta talenta të vinë të luajnë për Kosovën. Ai la Suedin dhe interesin e tij personal për Kosovën. Projekti i tij ishte deri në vitin 2020 që në rast që nuk të kualifikohej në Evropian do të largohej vet.
Unë personalisht jam kundër largimit të Albertit i cili dha edhe atomin e fundit për Kosovën. E vlersoj shumë kontributin e tij, e ata që e kanë kritikuar janë vetëm manipulues e lakmitar të postit të tij. Mendoj që Alberti e meriton dhe duhet të qëndroi në përojektin e tij deri ne 2020!.
Lehtë është me kritiku por në këto kushte dhe në këtë kohë nuk është lehtë të luash ndaj Kroacis, Ukraines, Islandes, Turqise por edhe Finlandes.
Cili trajner tjetër do të jetë kaq i përkushtuar për Kosovën, cili trajner tjetër qan për Kosovën, siç bëri sot Alberti ?? Apo vetëm që është Shqiptarë nuk e vlersojmë por e injorojmë !!”. /Zëri/
