Tri klube të Premierligës e donin Mullerin

Sport September 06, 2017 - 17:35

Thomas Muller pritej të largohej nga Bayern Munichu gjatë verës që shkoi, shkruan “Sport Bild”, përcjellë zeri.info.

Sipas tabloidit gjerman, Arsenali, Chelsea dhe Liverpooli kishin shprehur interesim për sulmuesin e Bayern Munichut.

E ardhmja e tij tek Bayerni duket të jetë e paqartë dhe atij nuk i është garantuar një vend titullari në ekipin e Carlo Ancelottit. /Zëri/