City ofron shifër qesharake për Sanchezin

Sport September 06, 2017 - 17:39

Manchester City mund ta provojë “fatin” për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez prapë në janar, por duket se “Citizens” nuk do të ofrojnë më shumë se 20 milionë funte për të, shkruan tabloidi britanik “The Sun”, përcjellë zeri.info.

Klubi nga “Etihad Stadium” mbetet optimist se përfaqësuesi kilian do t’i bashkohet ish-trajnerit të tij tek Barcelona, Pep Guardiola pa kaluar 12 muajt e ardhshëm, por nuk do të paguajë më shumë për një lojtar të cilit do t’i skadojë kontrata verën e ardhshme.

City i kishte ofruar 60 milionë funte gjatë verës, por Arsenali kishte rezistuar dhe tash Topçinjtë mund ta humbin lojtarin gjatë verës së ardhshme pa para, ose do ta shesin në janar për një shifër shumë më të vogël se kjo.

Sanchez nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me klubin londinez. /Zëri/