Futbollisti finlandez e përshkruan kështu fitoren ndaj Kosovës

Sport September 06, 2017 - 17:43

Futbollistët finlandezë e kanë shijuar në maksimum fitoren ndaj Kosovës, e cila vjen vetëm pak ditë pas asaj ndaj Islandës, shkruan sot gazeta Zëri.

Prandaj, finlandezëve iu bie jo shpesh t’i fitojnë dy ndeshje radhazi. Për këtë, i lumtur tej mase duket futbollisti finlandez, Albin Granlund.

“Ishte jashtëzakonisht zbavitëse të luaja. Është një gjë e madhe të shkojmë përpara dhe të fitojmë kështu. Jam i kënaqur me kontributin tim. Jemi mbrojtur mirë si skuadër. Kemi mundur të shënonim edhe më shumë gola, por fitorja është fitore”, deklaroi pas lojës futbollisti finlandez. /Zëri/