Skënderbeu e nis me humbje aventurën e dytë në Europa League
Sport
September 14, 2017 - 21:42
Skuadra e Skënderbeut është dorëzuar në pjesën e dytë ndaj Dynamo Kyiv në Europa League, duke u mposhtur 3:1
Skuadra e Skënderbeut nuk ka arritur të ndal skuadrën e Dynamo Kyiv në Europa League, nga e cila skuadër u mposht me rezultat 3:1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Gjergji Muzakas, me të cilin gol skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë Dynamo Kyiv ishte skuadër më e mirë, duke shënuar tre gola me anë të Sydorchuk, Morales dhe Mbokani.
Pas kësaj humbje, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit në Grupin B me zero pikë