ZYRTARE: Super-lajm për Romën para ndeshjes së radhës (FOTO)

Sport September 15, 2017 - 22:16

Roma e ka marrë një lajm shumë të mirë para ndeshjes ndaj Veronës.

Top-transferimi i verës, Patrik Schick, është rikuperuar me kohë.

Ai është grumbulluar nga trajneri Di Francesco për sfidën me Veronën, përcjell “Lajmi.net”.

Sulmuesi i ardhur nga Sampdoria për mbi 40 milionë euro, pësoi një dëmtim dhe nuk ishte gati për të luajtur kundër ish-ekipit të tij.

Për fat të Schick, ndeshja ndaj Sampit u shty për shkak të shiut, kështu që çeku mund të debutojë nesër me fanellën verdhekuqe.

Image