Lajm shokues nga Pique dhe Shakira (Foto)

Sport September 15, 2017 - 22:37

Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe futbollisti Gerard Pique janë prindër të dy djemve dhe për vite kanë mbajtur një lidhje të fortë dashurie me njëri-tjetrin. 

Lajmet e fundit nga mediat botërore njoftojnë se çifti i ka dhënë fund.

Ata prej muajsh nuk jetojnë më bashkë. Sipas spekulimeve nga media kolumbiane, shkak i mosmarrëveshjes mes tyre ka qenë një person i tretë.

Futbollisti i Barcelonës nuk ka publikuar më asnjë foto me Shakirën që para 6 muajsh.-shkruan revista 'Caras', transmeton Gazeta Express. 

Ndërsa Shakira nuk e ka përmendur më Piquen që prej dasmës së Messit.

Kohët e fundit Shakira i është përkushtuar karrierës së saj muzikore.

Image