A është ky momenti që do t’i kushtoj Unitedit me titullin e Premier Ligës

Sport September 21, 2017 - 23:08

Ivan Perisic është duke shkëlqyer në këtë sezon tek Interi, pikërisht për këtë arsye e donte Jose Mourinho tek Manchester United.

Trajneri portugez kishte kërkuar katër lojtarë nga bordi i ‘Djajve të Kuq’, por që transferoi vetëm tre, Romelu Lukaku, Nemanja Matic dhe Victor Lindelof.

Image

Mourinho ka bërë me dije se do të tentoj edhe në afatin e janarit dhe do të bëjë të pamundurën që ta transferoj atë, e në listë është Ivan Perisic, por që në janar vështirë se Interi mund ta lë të ikën kroatin, transmeton ORAinfo nga Daily Mail.

Portugezi është një fans i madh i lojës së kroatit, andaj nëse ai do të transferohej në këtë verë, atëherë United do të ishte pretendenti kryesor për ta fituar Premier Ligën, edhe pse aktualisht është në pozitën e parë me 13 pikë, aq sa ka edhe Manchester City./ORAinfo/

Image