Kështu u mbyllën pjesët e para të ndeshjeve të Championsit

Sport September 26, 2017 - 21:44

Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të xhiros së dytë të fazës së grupve të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.

Real Madridi po fiton me rezultat 1:0 ndaj Borussia Dortmundit në Gjermani falë golit të bukur të Gareth Bale. Sevilla ndërkohë po fiton 2:0 ndaj Mariborit falë golave të Wissam Ben Yedder.

E Liverpooli po barazon në Rusi me Spartak Moskën. Vendësit kaluan në epërsi të parët me golin e Fernandos, kurse Philippe Coutinho I baraoi shifrat. Manchester City dhe Shakhtar Donetsk po barazojnë pa gola pas pjesës së parë, kurse Napoli është në epërsi ndaj Feyenoordit, 1:0 falë golit të Lorenzo Insignes.

Besiktasi po e mposht Leipzigun 2:0, e Porto është në avantazh ndaj Monacos në udhëtim, 1:0. Edhe Tottenhami po fiton në udhëtim ndaj APOEL-it, 1:0. /Zëri/