Ronaldo ‘fundos’ Dortmundin

Sport September 26, 2017 - 22:27

Cristiano Ronaldo ia ka siguruar fitoren Real Madridit me golin e shënuar në minutën e 79-të të ndeshjes, për t’ia dhuruar epërsinë prej 3:1 ekipit madrilen, shkruan zeri.info.

Ylli portugez kishte shënuar edhe një herë në minutën e 50-të, kurse Gareth Bale e kishte kaluar Realin në avantazh në minutën e 18-të. E golin e vetëm për Dortmundin e ka shënuar Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 54-t të ndeshjes. /Zëri/