Kështu u mbyllën ndeshjet e Championsit sonte!

Sport September 26, 2017 - 22:39

Real Madridi e ka treguar forcën e tij të vërtet duke e mposhtur Borussia Dortmundin në Gjermani me rezultat 3:1, shkruan zeri.info.

Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola për Los Blancos, ndërsa një tjetër e ka shtuar Gareth Bale. Ndërkaq, për Verdhezinjtë golin e vetëm e realizoi Pierre-Emerick Aubameyang.

Ndërkohë, në Grupin e, Sevilla e mundi me rezultat të pastër Mariborin e Valon Ahmedit me rezultat 3:0, kurse në ndeshjen tjetër, Liverpooli e regjistroi barazimin e dytë, ndaj Spartak Moskës, 1:1. Goli i Philippe Coutinhos ishte i pamjaftueshëm për Reds.

Kurse, skuadra tjetër angleze, Manchester City, e mundi Shakhtar Donetskun 2:0 falë golave të Kevin de Bruyne e Raheem Sterling, kurse Sergio Aguero e ka humbur penalltinë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Napoli e mundi me rezultat 3:1 Feyenoordin duke iu falënderuar golave të Lorenzo Insigne, Dries Mertens e Jose Maria Callejon. Për holandezët shënoi Sofyan Amrabat. Në Grupin G, Besiktasi e mundi Leipzigun 2:0, kurse Porto e befasoi Monacon, duke e mposhur në Francë, 3:0. /Zëri/