Këto janë rezultatet dhe tabelat e grupeve E,F,G e H në Champions

Sport September 26, 2017 - 23:03

Real Madridi e ka treguar forcën e tij të vërtet të kampionit evropian duke e mposhtur Borussia Dortmundin në Gjermani me rezultat 3:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.

Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola për “Los Blancos”, në minutat 50 e 79, ndërsa një tjetër e ka shtuar Gareth Bale (18’).

Ndërkaq, për Verdhezinjtë golin e vetëm e realizoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 54-t.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Tottenhami iu falënderua tregolëshit të Harry Kane (39’, 62’ e 67’) për ta mundur APOEL-in në udhëtim.

Ndërkohë, në Grupin B, Sevilla e mundi me rezultat të pastër 3:0 Mariborin e Valon Ahmedit, falë tre golave të Wissam Ben Yedder (27’, 38’ e 83’ nga penalltia), kurse në ndeshjen tjetër, Liverpooli e regjistroi barazimin e dytë, ndaj Spartak Moskës, 1:1.

Goli i Philippe Coutinhos (31’) ishte i pamjaftueshëm për “Reds”, ndërsa për rusët shënoi Fernando (23’).

Kurse, skuadra tjetër angleze, Manchester City, në Grupin F, e mundi Shakhtar Donetskun 2:0 falë golave të Kevin de Bruyne (48’) e Raheem Sterling (90’), kurse Sergio Aguero e ka humbur penalltinë në minutën e 72-të.

Në duelin tjetër të grupit, Napoli e mundi me rezultat 3:1 Feyenoordin duke iu falënderuar golave të Lorenzo Insignes (7’), Dries Mertensit (49’) e Jose Maria Callejonit (70’).

Për holandezët shënoi Sofyan Amrabat (90’), derisa Jens Toornstra i Feyenoordit e humbi penalltinë në minutën e 68-të.

Në Grupin G, Besiktasi e mundi Leipzigun 2:0 me golat e Ryan Babel (11’) e Anderson Talisca (43’).

Në të njëjtën kohë, Porto e befasoi Monacon, duke e mposhur në Francë, 3:0.

Bincent Aboubakar ka shënuar dy gola për portugezët (31’ e 69’) dhe Miguel Layun një tjetër në minutën e 89-të. /Zëri/

Liga e Kampionëve

Grupi E

Sevilla – Maribor         3:0

Spartak – Liverpool    1:1

Tabela

1. Sevilla         2          4

2. Liverpool     2          2

3. Spartak M.  2          2

4. Maribor       2          1

Grupi F

Man City – Shakhtar   2:0

Napoli – Feyenoord    3:1

Tabela

1. Man City     2          6

2. Napoli         2          3

3. Shakhtar D. 2          3

4. Feyenoord   2          0

Grupi G

Besiktas – Leipzig       2:0

Monaco – Porto          0:3

Tabela

1. Besiktas       2          6

2. Porto           2          3

3. Leipzig        2          1

4. Monaco       2          1

Grupi H

APOEL – Tottenham  0:3

Dortmund – Real        1:3

Tabela

1. Real             2          6

2. Tottenham   2          6

3. Dotmund     2          0

4. APOEL       2          0