PSG-ja triumfon ndaj Bayernit

Sport September 27, 2017 - 23:14

Paris Saint-Germaini i superpërforcuar këtë vit “shkatërroi” Bayern Munichun me rezultatin 3-0, raporton zeri.info

Gjigandi parisien kaloi në epërsi që në minutën e dytë me anë të mbrojtësit Dani Alves, kurse rezultatin e dyfishoi Edinson Cavani (31’).

Fitoren e vulosi transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Neymar (63’). 

Me këtë fitore gjigandi francez merr i vetëm kreun e tabelës në grupin B./Zëri