Xherdan Shaqiri 'live', mund ta shikoni pas pak orëve

Sport January 17, 2019 - 16:20
Detajet

Xherdan Shaqiri është bërë i preferuari i tifozëve të Liverpoolit.

Ani pse erdhi për shumën e 13 milionë funtesh, reprezentuesi zviceran ka pasur impakt të jashtëzakonshëm te Liverpooli.

Madje, ai u tregua hero edhe në shumë ndeshje, sidomos në derbin ndaj Manchester United, ku shënoi golat e fitores, raporton Zëri.

Image

Në mbrëmjen e sotme, mesfushori nga Gjilani do të jetë i pranishëm në ''LFC Later''.

Ai do të paraqitet në një lidhje direkte, ku tifozët e tij do ta kenë rastin ta shtrojnë ndonjë pyetje për të.

"Përshëndetje fansaa, jam Xherdan Shaqiri dhe më ndiqnia mua te LFC Later'', tha Shaqa në një video-prezantim.

Kujtojmë se Shaqiri u transferua te Liverpooli nga Stoke City në verën e vitit të kaluar./Zëri/