Trajneri i Getafes flet për të ardhmen e Greenwoodit

Trajneri i Getafes flet për të ardhmen e Greenwoodit

Sport March 30, 2024 - 18:01
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Getafes, Jose Bordalas, ka dhënë një përditësim për të ardhmen e të huazuarit të Manchester Unitedit, Mason Greenwoodit, mes interesimit nga Atletico Madridi dhe Juventusi.

Getafe dëshiron të zgjasë qëndrimin e Greenwoodit me klubin pasi ata janë të kënaqur me përparimin që ai ka bërë në huazim nga Unitedi, pasi ka shënuar gjashtë gola dhe ka vendosur pesë të tjerë në La Liga. Greenwoodit iu kërkua të rifillonte karrierën e tij larg Unitedi pas një reagimi publik kundër vendimit fillestar të klubit për ta riintegruar atë në skuadër pasi akuzat për tentativë përdhunimi, sulmi dhe sjellje shtrënguese dhe kontrolluese kundër tij u hoqën vitin e kaluar.

Presidenti i Getafe, Angel Torres ka deklaruar se dëshiron që klubi të zgjasë marrëveshjen e huazimit të Greenwoodit me Unitedin për një sezon tjetër.

I pyetur nëse Greenwoodi do të mbetet në Getafe sezonin e ardhshëm, Bordalas tha në një konferencë për shtyp: “Nuk e dimë. Në fund klubi i tij duhet të vendosë qëllimet e tij me lojtarin. Pastaj do të dimë gjithashtu qëllimet e djalit për të ardhmen e tij. Por muk mund t’ju them, jemi të kënaqur me sjelljen dhe paraqitjet e tij”. /Zëri