Ballkani – Drita, derbi i xhiros së 30-të në Superligë
Foto: Laura Hasani

Ballkani – Drita, derbi i xhiros së 30-të në Superligë

Sport April 19, 2024 - 09:55
Lajmet e fundit nga Sporti

Albi Mall Superliga vazhdon në fundjavë me xhiron e 30-të, ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar.

Tri ndeshje do të zhvillohen në ditën e shtunë, ndërsa dy të tjera në atë të diel.

Derbi i kësaj xhiroje do të luhet mes kampionit në fuqi, Ballkanit dhe nënkampionës, Dritës.

Skuadra suharekase është lidere në tabelë me 59 pikë, ndërsa ajo gjilanase renditet në vendin e dytë me 57 sosh.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin e qytetit, Suharekë, teksa pritet të jetë duel interesantë, pasi të dyja skuadrat janë në garë për titull kampion.

Në anën tjetër, Gjilani e pret Feronikelin ’74, Dukagjini i shkon Lirisë, tashmë të përshëndetur nga Superliga.

Llapi – Fushë-Kosova dhe Malisheva – Prishtina janë dy ndeshjet që do të luhen në ditën e diel.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00. /Zëri