Man City dhe Chelsea takohen sonte në gjysmëfinale të Kupës FA

Man City dhe Chelsea takohen sonte në gjysmëfinale të Kupës FA

Sport April 20, 2024 - 12:13

Machester City dhe Chelsea do të “luftojnë” sonte për një vend në finale të Kupës FA.

“Qytetarët”, që janë kampionë në fuqi të kësaj gare, synojnë që ta mbrojnë këtë titull dhe të këndellen pas eliminimit në mesjavë nga Liga e Kampionëve.

 

Për dallim nga Man City, që është në garë edhe për mbrojtjen e titullit të kampionit në Premierligë, për “Blutë” kjo garë është shansi i vetëm që ta mbyllin sezonin me një trofe të fituar.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nga ora 18:15, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Siç dihet, në Kupën FA nuk ka sistem të ndeshjeve vajtje-ardhje, andaj finalisti i parë do të përcaktohet sonte.

Coventry – Manchester United është çifti tjetër gjysmëfinal. Ndeshja mes tyre do të zhvillohet nesër (e diel).