Liverpooli fiton në udhëtim te Fulhami

Liverpooli fiton në udhëtim te Fulhami

Sport April 21, 2024 - 19:28

Liverpooli ka arritur të fitojë në udhëtim te Fulhami me rezultat bindës, në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Craven Cottage” përfundoi me rezultat 1-3.

Golat për Liverpoolin i shënuan Alexander Arnold (32’), Gravenberch (53’) dhe Jota (72’), kurse për Fulhamin golin e shënoi Castagne (45+2’).

Me këtë fitore, Liverpooli e sheh vetën në vendin e dytë me 74 pikë, aq sa ka edhe lideri Arsenali, ndërsa Fulhami mbetet i 12-ti me 42 sosh. /Zëri