Real Madridi fiton me përmbysje ndaj Barcelonës, vendos goli i Bellinghamit

Real Madridi fiton me përmbysje ndaj Barcelonës, vendos goli i Bellinghamit

Sport April 21, 2024 - 23:10

Real Madridi ka arritur të fitojë ndaj Barcelonës, në “El Clasicon” e fundit për këtë sezon.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-2, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Fillimisht në epërsi kaloi Barcelona përmes Christensenit në minutën e gjashtë, teksa madrilenët barazuan përmes Viniciusit nga penalltia (18’).

Gjatë pjesës së dytë, ishte Barcelona që riktheu epërsinë, ku Fermin Lopez arriti të shënojë në minutën e 69-të.

Mirëpo, Los Blancos sërish arritën ta barazojnë rezultatin vetëm katër minuta më vonë falë Vazquezit (73’).

Real Madridi nuk u dorëzua dhe në fund arriti të përmbys gjithçka, ku Jude Bellingham shënoi për 3-2 në minutat shtesë (90+1’).

Deri në fund nuk pati më gola dhe “El Clasico” përfundoi me rezultat 3-2.

Me këtë fitore, Real Madridi vazhdon në krye të tabelës me 81 pikë, kurse Barcelona është e dyta me 70 sosh. /Zëri