Zyrtare: Emery vazhdon me Aston Villan deri më 2027

Zyrtare: Emery vazhdon me Aston Villan deri më 2027

Sport April 23, 2024 - 17:32

Aston Villa ka njoftuar se trajneri, Unai Emery ka rënë dakord për të rinovuar kontratën.

Emery do të jetë pjesë e Villas deri në vitin 2027.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez, përmes një komunikate zyrtare në platformën “X”.

“Aston Villa është e emocionuar të njoftojë se trajneri Unai Emery ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës deri në vitin 2027”, thuhet në komunikatë, përcjell “Zëri”.

Spanjolli e ka transformuar klubin që nga emërimi i tij në tetor 2022 dhe menjëherë e udhëhoqi Villan në vendin e shtatë në Premierligë duke zënë vendin e 17-të në kohën e mbërritjes së tij.

52-vjeçari e udhëhoqi klubin drejt kualifikimit evropian për herë të parë që nga viti 2010 dhe ka vazhduar të ndërtojë në atë platformë në sezonin e tij të parë të plotë në krye. /Zëri