Tre lojtarë shqiptarë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë

Tre lojtarë shqiptarë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë

Sport April 23, 2024 - 20:37

Superliga e Turqisë se mbylli javën e 33-të, ndërsa nuk kishte pak befasi në rezultate.

Por, vëmendja më e madhe shkon në formacionin e javës, aty ku janë të përfshirë tre lojtarë shqiptarë.

Florent Hadergjonaj është përfshirë në formacionin e përpiluar nga Fanatik, derisa shënoi një gol për Alanyaspor.

Pjesë e formacionit është edhe mesfushori Ernest Muçi, ia doli të shënonte po ashtu gol, por tek Besiktasi.

Paraqitje fantastike pati edhe Zymer Bytyqi te Antalyaspor, duke u inkuadruar në pjesën e dytë dhe duke shënuar golin e fitores.

Më poshtë mund të shikoni formacionin e plotë të javës së 33-të në ligën e Turqisë. /Telegrafi/

Image