AGK-ja dënon kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarit të sportit, Lorik Gashi

AGK-ja dënon kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarit të sportit, Lorik Gashi

Sport April 25, 2024 - 11:45

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar presidentin e klubit “Phoenix”, Muahedin Ferati, i cili ka kërcënuar dhe fyer gazetarin e sportit, njëkohësisht edhe redaktor i Klan10, Lorik Gashi.

Pas raportimit të Gashit për vonesën e pagave për futbollistët nën klubin që e drejton Ferati, gazetari ka prezantuar komunikimin me Feratin, të cilin e ka bërë në rrjetet sociale, duke e kërcënuar në mënyrë të përsëritur, transmeton Zëri.info.

“Krejt robt ti q***a. Qite si lajm ti q***a krejt familjen. Veq edhe ni fjal po ta them po se hjeke postimin e rrejshem, ateher kom me te befasue”, i shkroi Ferati gazetarit Gashi.

AKG-ja ka thënë se kërcënime të tilla po e rrezikojnë çdo ditë e më shumë punën e gazetarëve, në këtë rast edhe të atyre të sportit. /Zëri