Distria Krasniqi magjike, arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi magjike, arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Sport April 25, 2024 - 15:17

Distria Krasniqi (-52 kg) ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Senior, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Ukraina, Anna Borodina.

Krasniqi në çerekfinale zuri në mbajtje për 20 sekonda dhe mposhti me Ippon garuesen nikoqire, kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Kampionja olimpike në gjysmëfinale takohet me spanjollen, Ariane Toro Soler.