Gjysmëfinalet e treta, në fundjavë

Gjysmëfinalet e treta, në fundjavë

Sport April 26, 2024 - 09:51
Lajmet e fundit nga sporti

Fundjava është e rezervuar me ndeshjet e treta të Play-offit të fazës gjysmëfinale të basketbollit kosovar.

Në ditën e shtunë do të zhvillohet ndeshja Golden Eagle Ylli – Peja, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, duke filluar në orën 19:00. Ylli është në epërsi me seri 2-0 të fitoreve, andaj të shtunën synon fitore me qëllim që të kalojë në finale. Në anën tjetër, edhe Peja synon fitore, në mënyrë që të ngushtojë epërsinë dhe të futet në lojë.

Kurse, të dielën do të luhet “Klasikja” e basketbollit kosovar mes Trepçës dhe Sigal Prishtina Mercure. Takimi do të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, duke filluar në orën 19:00.

“Xehtarët” janë epërsi me 2-0 të serisë fitore, teksa do të synojë në "Minatorin" e zjarrtë të fitojë dhe të kalojë në finale, në anën tjetër Prishtina do të mundohet të ngushtojë epërsinë e serisë. /Zëri