Fodeni zbulon ndryshimin, që shkaktoi një formë të jashtëzakonshme të Man Cityt

Fodeni zbulon ndryshimin, që shkaktoi një formë të jashtëzakonshme të Man Cityt

Sport April 26, 2024 - 11:19
Lajmet e fundit nga sporti

Phil Foden zbuloi ndryshimin delikat që bëri Pep Guardiola që ka ndezur formën e tij të jashtëzakonshme për Manchester Cityn.

Fodeni është vendosur në një rol më qendror nga Guardiola, veçanërisht në mungesë të golashënuesit më të mirë Erling Haalandit, në këtë sezon. Ky rregullim i lehtë taktik e ka lejuar Fodenin të lulëzojë dhe ai beson se ky ndryshim ka qenë i dobishëm në maksimizimin e ndikimit të tij në fushë, duke i mundësuar atij të shfaqë aftësitë e tij në masën më të plotë.

Duke folur për “Sky Sports” pas ndeshjes, Fodeni tha: “Unë gjithmonë kam thënë se e shoh veten në qendër. Këtë vit kam lëvizur brenda dhe kjo më ka ndihmuar masivisht. Më pëlqen në mes. Është aty ku dua të jem. Unë për momentin, thjesht po shijoj futbollin tim dhe po luaj me liri”.

Partneriteti i Fodenit me De Bruynen e ka lehtësuar rritjen e tij dhe i ka dhënë besimin për t’u shprehur në fushë. Reprezentuesi anglez pranoi rolin e shokut të tij të skuadrës në suksesin e tij të fundit dhe shtoi: “Unë mendoj se kur është në të, ai është lojtari më i mirë në Premierligë. Është mirë që po luaj brenda me të dhe shpresoj se ne mund dhe duam të fitojmë lojë pas ndeshjeje dhe të përpiqemi të fitojmë titullin tani”. /Zëri